BallinaKronikePretendoi se i cënoi nderin e familjes/ Vrau mikun e moshuar pasi...

Pretendoi se i cënoi nderin e familjes/ Vrau mikun e moshuar pasi i piu kafen në shtëpi! Autori i krimit i ndau paratë e viktimës te dy vajzat

spot_img

Isuf Hasa, 64-vjeçari nga Zall-Bastari, i cili akuzohet se i mori jetën bashkëfshatarit të tij, Xhemal Meta, ka dalë dje para Gjykatës Penale të Tiranës.

Ai ka vendosur të mos flasë në sallën e gjyqit kur është njohur me masën e arrestit me burg, me idenë që i ka dhënë të gjitha dëshmitë në seancat e shumta të marrjeve në pyetje menjëherë pas ngjarjes së rëndë që shokoi opinionin publik. Gjykata ka vendosur ta lërë në arrest me burg, ndërkohë që në lidhje me versionin që ai ka dhënë për shkakun që e çoi drejt aktit fatal të vrasjes së 81- vjeçarit, prokuroria ka dyshime.

Megjithatë, do të jenë dëshmitë e personave të tjerë që do të hedhin dritë mbi të vërtetat e lidhjes së dy burrave, të cilët ditën e ngjarjes së rëndë kishin vendosur të pinin kafen bashkë dhe më pas të niseshin drejt Tiranës. Autori i ngjarjes ka qenë personi i parë i dyshuar, pasi fëmijët e viktimës ishin në dijeni se babai i tyre do të vinte në Tiranë nën shoqërinë e mikut të tij, Isuf Hasa. Por versioni i dhënë nga autori i krimit, sipas të dhënave hetimore, duket i mirëmenduar, pasi Hasa ka pasur kohën e mjaftueshme të fiksojë versionin për të cilin nuk dihet nëse mund të dalë dikush ta përkrahë burrin që u vu në pranga për grabitje me pasojë vrasjen e të moshuarit.

DËSHMIA E AUTORIT TË KRIMIT

Isuf Hasa i ka thanë grupit hetimor se e kishte vrarë mikun e tij se ai e ngacmonte herë pas here për gruan e tij. Madje, në dëshmi ai ka treguar edhe dialogun e bërë ditëve të fundit me Xhemal Metajn, 81 vjeç, dialog që askush nuk është në dijeni të tij. Sipas Hasës, i moshuari gjithnjë e fyente duke i thënë se përse e lë gruan vetëm e punon rojë për ditë e net me radhë, duke treguar se ky ka qenë edhe shkaku që e ka çuar në sipërmarrjen për ta vrarë.

Ndërkohë në lidhje me marrjen e parave, hasa e ka justifikuar faktin se kishte kredi dhe se ishte në dijeni të faktit që miku i tij mbante para pasi kishte shitur disa bagëti të imta dhe se paratë i kishte me vete për t‘i çuar te fëmijët në Tiranë. Grupi hetimor që ka hetuar ngjarjen në disa vende njëherësh duke zbuluar, në fakt, në kohë rekord krimin e rëndë, ka mësuar se Isuf Hasa ka shkuar mëngjesin e ditës së ngjarjes në shtëpinë e mikut të tij, ndonëse e kishin lënë të takoheshin te lokali i lagjes dhe pastaj të udhëtonin në drejtim të Tiranës me një furgon të zonës.

Pasi konsumuar kafenë në shtëpinë e Metajt, kanë dalë nga banesa, ndërsa Hasa ka parë një çekiç në oborrin e mikut të tij, e ka goditur me të pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas i ka marrë parët, 200 mijë lekë të reja, ka shkuar te furgoni i zonës dhe është nisur në drejtim të Tiranës. Një shumë parash i ka lënë te njëra vajzë, ndërsa shumën tjetër e ka çuar te vajza në Vorë, ku bashkë me paratë mësohet se atje ka lënë edhe armën e krimit.

Policia pas marrjes së dëshmisë së fëmijëve të viktimës, të cilët kanë treguar bisedat e fundit me të atin dhe personin që do ta shoqëronte deri në Tiranë, kanë nisur hetimet, duke marrë në pyetje jo vetëm Hasën, por edhe vajzat e tij, pasi ka qenë vetë i dyshuari që ka treguar itinerarin e ditës së krimit të rëndë. Hasa përgjatë hetimeve nuk ka pranuar që ka pasur synim ta vriste për ta grabitur bashkëfshatarin e tij, por ai ka vazhduar t’i mëshojë faktit se ai e ka vrarë pasi e ngacmonte për gruan e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular