BallinaEkonomiCilat janë zbritjet tatimore që do aplikohen përmes DIVA-s? - Deri në...

Cilat janë zbritjet tatimore që do aplikohen përmes DIVA-s? – Deri në 600 mijë lekë në vit për një nivel të caktuar të ardhurash

spot_img

Deklarimi i të ardhurave do tu japë mundësi tatimpaguesve që të aplikojnë për zbritje tatimore.

Sipas neni 22 të ligjit në fuqi për tatimin mbi të ardhurat që ka hyrë në fuqi në 1 Janar 2024 dhe po zbatohet përherë të parë këtë vit sa i takon formës së re të deklarimit të DIVA-s, tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe/ose biznesi mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:

a) një shumë prej 600 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë deri 600 000 lekë, ose një shumë prej 50.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë deri në 50.000 lekë.

b) një shumë prej 420 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600 000 lekë deri në 720 000 lekë, ose një shumë prej 35.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 50.000 lekë deri në 60.000 lekë;

c) një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë.

Këto zbritje lidhen me pragjet e vendosura të tatimit mbi pagat, siç është norma tatimore zero për paga nga 0-50 mijë lekë.

Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1. 2 milionë lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë.

Zbritja personale mund të pretendohet vetëm një herë në një vit tatimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular