BallinaAktualitetI njohur për tatuazhet e tij në të gjithë trupin, Irani dënon...

I njohur për tatuazhet e tij në të gjithë trupin, Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo! Ja akuzat e ngritura ndaj tij

spot_img

Një gjykatë iraniane ka vendosur dënimin me vdekje të shkallës së dytë për reperin iranian, Amir Tataloo, pasi e shpalli atë fajtor për blasfemi (Sharje kundër Zotit ose kundër fesë).

amir-arthr

Sipas mediave iraniane Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim, dhe këtë herë i pandehuri u dënua me vdekje për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000. Në vitin 2018 ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan licencën për të ushtruar profesionin e muzikantit.

Në dhjetor 2023, gjyqësori iranian njoftoi se reperi iu dorëzua Iranit nga autoritetet turke në bazë të urdhrit të një gjykate revolucionare në Teheran.

FVX7xeoWIAExOvi

Gjyqi i tij filloi në mars 2024 me akuzat për “inkurajimin e brezit të ri për t’u angazhuar në prostitucion“, “propagandë kundër Republikës Islamike” dhe “përhapje të përmbajtjes së turpshme në formën e videoklipit dhe këngës”.

Para se të nisej për në Turqi, Amir Tatalu ishte arrestuar disa herë dhe njëri prej tyre, në vitin 2016, “për ngacmim të opinionit publik”.

I njohur për tatuazhet e tij nga koka te këmbët, reperi iranian shkaktoi polemika në vitin 2017 kur u takua me presidentin ultrakonservator Ebrahim Raisi, i cili u vra në një përplasje helikopteri në maj 2024.

Në vitin 2015, ai shkroi një këngë për mbështetjen e programit bërthamor iranian pasi nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe Teherani.

WhatsApp Image 2025-01-19 at 21.11.30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular