BallinaBotaKush e fiton 11 majin? - THE ECONOMIST: Avantazhet e Ramës, PD...

Kush e fiton 11 majin? – THE ECONOMIST: Avantazhet e Ramës, PD është dobësuar rëndë nga sherret e brendshme

spot_img

“Economist Intelligence Unit”, njësia e inteligjencës e revistës britanike “The Economist” në raportin më të fundit për Shqipërinë analizon zhvillimet politike në vendin tonë, përfshi parlamentaret e 11 Majit.

Duke analizuar aktivitetin politik të opozitës raporti evidenton se teksa qeveria Rama 3, do ta vijojë drejtimin e vendit gjatë 2025, PD partia më e madhe opozitare është dobësuar rëndë nga sherret e brendshme.

Kjo thonë ekspertët e “Economist Intelligence Unit” e vendos Partinë Socialiste në një pozicion të fortë dhe po sipas analizës së tyre e bën të ketë dominancën në zgjedhjet parlamentare pas më shumë se tre muajsh.

“Ne presim pasjen e një mandati të katërt në vazhdim nga qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 2025-sës. Ne presim prej ndryshimeve të reformës zgjedhore dhe ndryshimet në kabinetin qeverisës, një përforcim të pozitave të zotit Rama. E kështu ai është në pozita të forta në të fituarit e zgjedhjeve për Partinë Socialiste”.

“Economist Intelligence Unit” thekson se qeveria e kryeministrit Edi Rama vijon të mos ketë një opozitë të besueshme.

“Prej rikthimit në parlament në 2021 PD është përballuar me shumë sfida , përfshi një ndarje të thellë të brendshme brenda saj. PD do të vijojë të jetë e dobët nën udhëheqjen e Sali Berishës i akuzuar për korrupsion e pastrim parash. Të tilla akuza detyruan SHBA aleatin më të fortë të Shqipërisë në NATO dhe më pas Britaninë e Madhe ti ndalonin hyrjen në këto vende”.

“Mundësia e PD për ta projektuar vetën si një alternativë të besueshme përballë PS do të vijojë të përballet me vështirësi e nga kjo do të përfitojë Partia Socialiste”, theksohet në raportin e “Economist Intelligence Unit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular