Një 13-vjeçare shqiptare humbi jetën nga një aksident me makinë në periferitë e Lecco-s.
13-vjeçarja shqiptare Jennifer Alcani ndodhej në makinë së bashku me një 22-vjeçar, i cili po drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë.
Sipas mediave italiane shqiptarja ishte në gjumë në sendiljen e pasme në momentin kur ndodhi ngjarja. Pas gjashtë ditëve në spital 13-vjeçarja humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.
Ditën e djeshme qindra njerëz u mblodhën në Kishën e San Nicolo për t’i dhënë lamtumirë 13-vjeçares. Mamaja e saj kishte shkruar një letër së bashku me babain e 13-vjeçares që humbi jetën.
“Kam nevojë për një përqafim. Kam nevojë vetëm për përqafimin tënd. Është e vështirë për mua ta pranoj këtë, por e gjej forcën në dashurinë e pafundme që më dhe. Ishe shumë për mua, ishte shumë për ne, ishe shumë për çdo kënd. Ishe një forcë e natyrës. Në këto ditë kur çdo gjë po thyhet në mes, je e vetmja që më jep forcë, që më bën të rezistoj. E di që je këtu. E di që nuk më ke lënë, që më mbron. Zemra jote ndaloi së rrahuri, por e imja s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty. Do jetosh përjetë brenda meje dhe babit tënd. Nëse do të të shikoja edhe për pesë minuta do të të thosha faleminderit. Faleminderit që jeton brenda meje. Ylli ynë i vogël, vdekja mund të na ndajë fizikisht, por kurrë zemrat tona”, thuhej në mesazhin prekës.