BallinaLifestylePrapaskenat e ndarjes së modeles shqiptare nga i dashuri italian! DJ i...

Prapaskenat e ndarjes së modeles shqiptare nga i dashuri italian! DJ i famshëm e tradhtoi, publikon foton me partneren e re

spot_img

Gresa Hoti, modelja shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka përfunduar lidhjen e saj me DJ-in italian të njohur si Mrak.

Lidhja e tyre u bë publike disa muaj më parë, kur Mrak ndau në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke u puthur dhe përqafuar me Gresën. Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Mrak ka publikuar fotografi me partneren e tij të re, duke konfirmuar kështu përfundimin e marrëdhënies me Gresën.

gresa hoti (11)

Bëhet me dije se ishte pikërisht tradhtia e DJ me të dashurën e re, ajo që solli edhe ndarjen e çiftit. Vetë Gresa ka preferuar që mos të flasë për këtë ngjarje në jetën private, por tradhtia e partnerit ndaj saj e ka lënduar jo pak modelen. Gresa Hoti u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.

gresa hoti (15)

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”, ajo nisi një lidhje me modelin nga Peja, Andi Artani. Pas përfundimit të spektaklit, Gresa vazhdoi me angazhimet e saj në fushën e modelingut, duke punuar kryesisht në Itali. Ndarja me DJ-in italian nuk është komentuar publikisht nga Gresa, dhe ajo duket se po fokusohet në karrierën e saj profesionale.

gresa hoti (9)

Ndërkohë, Mrak ka vazhduar jetën e tij personale, duke ndarë momente me partneren e re në rrjetet sociale. Kjo ndarje ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, duke qenë se lidhja e tyre ishte bërë publike dhe kishte ngjallur interes te fansat e të dy artistëve. Pavarësisht ndarjes, të dy duket se po vazhdojnë me jetën e tyre, duke u fokusuar në projekte dhe angazhime të reja profesionale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular