Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Diellën, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë ndërveprimit me platformën e-Albania.
Rama shkruan se Diella është “ndihmësja zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale”.
Kreu i qeverisë shkruan se Diella, jo vetëm do të asistojë gjatë ndërveprimit me platformën e-Albania, pot edhe t’i kryejë shërbimet për qytetarët me një lutje të vetme.
Kryeministri shkruan se asistentja virtuale do të jetë gati për disa muaj.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë🫶