Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike.
Ky udhërrëfyes do të ofrojë një hartëzim të të gjithë potencialit të lëndëve të para në Shqipëri, duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të rezervave të lëndëve të para të vendit, përfshirë lëndët kritike dhe strategjike.
Përgatitja e këtij dokumenti është një nismë e Misionit të Ekspertëve TAIEX (Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni), Qendrës Rajonale të Inovacionit “EIT Raë Materials” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Përgatitja e këtij udhërrëfyesi do të përfshijë institucione si Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimin Gjeologjik Shqiptar dhe ekspertë të TAIEX.
Do të jetë përfundimi i këtij dokumenti që do të evidentojë potencialin e vendit tonë mbi numrin apo rezervat konkrete, teksa në Bashkimin Evropian janë identifikuar 34 lëndë të para kritike, kërkesa për të cilat pritet të rritet në dekadat e ardhshme.
Midis tyre janë litiumi, kobalti, alumini, fosfori, magnezi, mangani, stronciumi, beriliumi, grafiti natyror, titani metalik, bori, bakri, etj.