BallinaLifestyleU eliminua nga gara/ Olsi: Rozana nuk ishte vetvetja, në atë lojë...

U eliminua nga gara/ Olsi: Rozana nuk ishte vetvetja, në atë lojë do të doja kundërshtar Laertin

spot_img

lsi, një ndër emrat më premtues të këtij edicioni që me vullnetin dhe dëshirën e mirë donte me doemos të shkonte deri në fund, është “penalizuar” nga publiku gjatë një televotimi të përgjithshëm, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në Big Brother.

Në intervistën e dhënë nga studio, Olsi është shprehur se në lojë ka dashur gjithmonë të jetë vetvetja dhe gjatë jetesës në format “kuptova se jetoj shumë mirë në këpucët e mia”.

Sipas Olsit, në shtëpi ka disa banorë që nuk janë vetvetja. Mes tyre, Olsi shprehet se Rozana është një person që akoma nuk ka gjetur vetveten brenda. Ndërkaq, shihte si kundërshtar të denj Laertin.

Olsi: Nuk besoj se ka një tokë të mirë apo të keqe, por bujk të mirë dhe bujk të keq. Unë bëj pjesë te ata persona që është përfshirë në komentimin e edicioneve të kaluara të BBV nga jashtë dhe kisha një ndjesi që nuk do të doja të ndahesha nga kjo botë pa e kuptuar këtë eksperiencë nga brenda për ta kuptuar 360 gradë se si funksionon. Ajo çka unë bëra është se vendosa të mos përgatisja asgjë nga jashtë, por t’ja lija çdo gjë momentit. Kur hynë atje brenda, pak nga pak e ndjen trysninë dhe fillon e kërkon në errësirë se çfarë duhet të bësh. Ajo që unë kuptova nga vetja është se ajo çka nuk do të doja të bëja është të mos isha vetvetja. Se sa do të isha vetvetja në këtë gjë, ja lash kohës. Në këtë udhëtim që për mua ishte i mjaftueshëm, unë kuptova se jetoj shumë mirë në këpucët e mia.

Ledioni: Nëse ti zgjodhe të ishe vetvetja, sa prej atyre aty mendon se nuk janë vetvetja?

Olsi: Kjo pastaj është… Kam përshtypjen se pjesa më e madhe e banorëve mendon se kur shkon në Big Brother të hapet një portë një herë në jetë ku ti mund të bësh çfarë të duash, të thuash çfarë të duash dhe të sillesh si të duash, vetëm mos ji vetvetja.

Sigurisht, është njëherë në jetë dhe ti mund të shash dhe të bësh çfarë të duash.

Ledioni: Por këtë s’ma the, kush nuk është vetvetja?

Olsi: Rozana është një person që akoma nuk ka gjetur vetveten brenda. Ka hyrë me paramendim që duhet të jetë agresive për të fituar terren dhe nuk e di pse është kaq ballkanike kjo gjë. Pastaj ka edhe personazhe të tjetër… Dikush që mua më ka surprizuar dhe deri diku nuk isha dakord me komentin e opinionistëve është Laerti. Unë për shpirt në atë lojë do të doja kundërshtar Laertin.

Ledioni: Po por kur tu dha mundësia të zgjidhje kundërshtarin tënd të denjë, ti nuk zgjodhe Laertin por Rozanën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular