Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani ka zbuluar sot një bazë raketore detare nëntokësore diku në Gjirin Persik.
Televizioni shtetëror tregoi shefin e Gardës Revolucionare gjeneral Hossein Salami duke vizituar bazën sekrete, i ndërtuar nën tokë, për anije të afta për të gjuajtur raketa me rreze të gjatë veprimi.
“Ne e sigurojmë kombin e madh të Iranit se të rinjtë e tyre janë të aftë të dalin të nderuar dhe fitimtarë nga një betejë në det kundër armiqve të mëdhenj dhe të vegjël”, shtoi Salami.
Baza u ndërtua 500 metra nën tokë dhe imazhet tregonin tunele me rreshta të gjatë të atyre që TV shtetëror tha se ishin një version i ri i skafeve që shmangin radarët që mund të lëshojnë raketa.
Zbulimi i bazës vjen vetëm dy ditë përpara se Donald Trump të fillojë mandatin e tij të dytë si president i SHBA-ve.
Udhëheqësit iranianë janë të shqetësuar se Trump mund të fuqizojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të goditur objektet e tyre bërthamore duke forcuar sanksionet e SHBA-së ndaj industrisë së saj të naftës.