BallinaPolitikeBasha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Doktor Pazari ka zgjedhur të jetë...

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Doktor Pazari ka zgjedhur të jetë dordoleci i Ramës, shpif ndaj kujtdo që nuk e do PD-në të përfundojë si klubi Partizani

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit si “dordolecin e Edi Ramës”.

Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, aq mund të ndash këto dy persona“, ishte sulmi i sotëm i Berishës ndaj Bashës.

Sipas Bashës, Berisha vijon të përdorë strategjinë e shpifjeve për të mbajtur Partinë Demokratike në një pozitë fallco-opozitare dhe për të penguar ndryshimin e kërkuar nga shqiptarët. Ai e cilëson Berishën si bashkëpunëtor të Ramës përmes marrëveshjeve të kaluara dhe veprimeve që, sipas tij, dëmtojnë PD-në.

Basha më tej thotë se shqiptarët nuk e kapërdisin më këtë teatër të shëmtuar dhe sulmet ndaj tij tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër Lulzim Bashës dhe kujtdo që nuk do që PD të përfundojë si klubi Partizani.

Të përshëndes nga Washingtoni Doktor”, përfundoi Basha.

Reagimi i plotë i Bashës:

Doktor Pazari, që amnistoi të korruptuarit e Ramës me amnistinë e turpit dhe mbylli listat për të ricikluar marrëveshjen e 2008-ës me ortakun e tij, vijon me strategjinë e lodhur: shpif, shpif se diçka do të mbetet.

Më vjen keq që ka pranuar të përdoret si dordolec nga Edi Rama, për të trembur shqiptarët që duan ndryshim, duke zgjedhur vendin e gogolit për t’i dhënë Ramës pushtetin, ndërsa Berishës fallco-opozitën.

Por ky teatër i shëmtuar nuk kapërdihet më nga shqiptarët që duan ndryshim, ndërsa sulmet ndaj meje tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër meje dhe të gjithë atyre që besojnë se PD-ja nuk do të ketë fatin e klubit Partizani.

Të përshëndes nga Washingtoni Doktor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular