Mëngjesin e kësaj të hëne, në zonën e ish-Stacionit të Trenit është gjetur pa shenja jete një 48-vjeçar. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas Policisë, autoritetet po punojnë për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.