Është gjetur e vdekur pas 10 ditësh shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar në Itali. Sipas mediave italiane, Suzana Koçibelli, 62-vjeç, u gjet në ujërat e lumit Tiberit në digën Castel Giubileo.
Trupi i saj i pajetë mësohet se u zbulua nga punonjësit që punonin në hidrocentralin në veri të Romës. Pasi trupi u nxor nga ushtarakët dhe zjarrfikësit dhe nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.
Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj nga banesa, dhe dyshohet se ajo është hedhur në lumin Tiber. Pas denoncimit në polici, familjarët kishin bërë një apel përmes shoqatës Penelope Lazio Odv dhe programit Chi l’ha Visto, por nuk kishin mundur ta gjenin.
EMRI/ E zbukur prej 10 ditësh, gjendet e pajetë në lumin Tiber në Itali 62-vjeçarja shqiptare
RELATED ARTICLES