BallinaKronikeEMRI/ I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë...

EMRI/ I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

spot_img

Një 46-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte i dënuar me 5 vite burg nga autoritetet shqiptare është arrestur në Francë.

46-vjeçari Elton Beqiraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia bën me dije se Beqiraj u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Mësohet se në vitin 2019, ai ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, në bashkëpunim me partnerët europianë, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Operacioni “Five”, në pranga në Francë, një i dënuar me 5 vjet burgim, për posedim të Heroinës dhe Metadonit.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tij, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, u organizua dhe u finalizua operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Five”.

Gjatë këtij operacioni, policia franceze lokalizoi, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin E. B, 46 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular