rime-i i mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania” ishte i mbushur plot dinamikë dhe momente shumë pikante, duke mbajtur gjithçka në tension për publikun.
Për herë të parë në këtë sezon, kutia e Pandorës u hap nga Egli Tako, e cila mori një vendim të papritur: të dërgonte në nominim veten dhe Xum Allushin, duke lënë në dorë të publikut vendimin se kush kishte të drejtë në situatën e tensionuar mes tyre, që ka zgjatur për shumë kohë.
Egli e shpjegoi se për të marrë këtë hap, e cila ishte një ngjarje e pazakontë për të, e kishte konsideruar si të nevojshme pas situatës që ishte krijuar gjatë raportit së tyre. Tashmë, publiku do të duhet të vendosë se kush do të vazhdojë në shtëpi dhe kush do të largohet.
Mbrëmja përfundoi me një atmosferë feste, ku muzikë e mirë dhe këngëtarë të njohur performuan, Irkenc Hyka dhe Stiv Boka që krijuan një energji pozitive. Banorët dukeshin se po e shijonin shumë këtë moment dhe po kalonin kohë të mirë, megjithatë, jo të gjithë ishin të qetë.
Gjesti, një nga banorët, dukej i shqetësuar dhe i mërzitur. Në një moment, Egli tentoi të kërcente me të, por ai refuzoi, duke shprehur se donte të rrinte vetëm. Pas disa tentativash, Rozana iu afrua dhe e pyeti se çfarë e shqetësonte, dhe pas një bisede të shkurtër, Gjesti i shpjegoi se kishte frikë se Egli mund të largohej të martën.
Kam frikë se mos po del Egli…
Sot gjatë gjithë ditës ai është kujdesur për banoren duke e përkëdhelur dhe përqafuar në mëngjes madje edhe i ka bërë gati fruta për të ngrënë.