Në fjalimin e tij pas betimit si president i SHBA-ve, Donald Trump është ndalur te emigrantët, duke thënë se miliona persona që kanë mbërritur në Amerikën në rrugë të paligjshme.
Donald Trump njoftoi se do të nënshkruajë një “seri urdhrash ekzekutive historike” dhe do të fillojë një “revolucion të sensit të përbashkët“. Gjithashtu tha se do të shpallë një emergjencë kombëtare në kufirin jugor.
“Të gjitha hyrjet e paligjshme do të ndalohen menjëherë dhe qeveria do të fillojë të kthejë “miliona e miliona kriminelë të huaj “, tha Trump.
Gjithashtu Trump deklaroiu se do t’i caktojë “kartelet si organizata të huaja terroriste“, duke premtuar se drejtojë qeverinë që të eliminojë praninë e të gjitha bandave të huaja.