Presidenti i 47-të i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi në fjalimin e tij inaugurues se nga sot e tutje në Amerikë do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër duke i shpallur në këtë mënyrë luftë komunitetit LGBTQ.
Trump tha gjithashtu se gjatë presidencës së tij do të ndërtojë një shoqëri që bazohet në meritë, duke i dhënë fund racizmit.
Gjithashtu ai tha se do të rikthej të gjithë anëtarët e ushtrisë që u larguan nga detyra sepse refuzuan vaksinën kundër Covid-19.
“Do forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do kemi vetëm dy gjini mashkull, femër. Këtë javë do të rikthej të gjithë ata anëtarë të ushtrisë që janë larguar nga detyra sepse refuzuan vaksinën kundër Covid”, tha Trump.