Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës. Vranësirat do të vijnë në shtim gjatë orëve të mbrëmjes.
Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore. Ndërsa Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje -juglindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.