Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme një pallat në kryeqytet. Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”.
Shkak është bërë një transformator elektrik që ka marrë flakë në një ambient zyre të kompleksit. Mësohet se jannë evakuuar banorët dhe se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.