BallinaBotaTrump “luftë” emigrantëve të paligjshëm: Shpall emergjencë në kufirin jugor! Kartelet e...

Trump “luftë” emigrantëve të paligjshëm: Shpall emergjencë në kufirin jugor! Kartelet e drogës do i konsiderojmë organizata terroriste

spot_img

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump ka dhënë premtimet e para teksa u betua si president i Amerikës.Trump tha se do të deklarojë emergjencë kombëtare në kufirin jugor. Ai tha se do të dizenjojë kartelet e drogës si organizata kriminale.

Në fjalën e tij, Trump bëri thirrje për ta mbrojtur vendin nga pushtimi. Trump gjithashtu vuri në dukje se do ta luftojë inflacionin dhe do shpallë emergjencën kombëtare për energjinë elektrike, duke nisur punën me shpimet për naftën.

Donald Trump: Sot do të nënshkruaj disa urdhra ekzekutivë. Me këto veprime do të nisëm rikthimin e Amerikës dhe një revolucion të një sensi të përbashkët. Do deklaroj emergjencë kombëtare në kufirin jugor. Të gjitha hyrjet e paligjshme do ndalohen në vend. Do kthejmë të huajt e paligjshëm, kriminel që kanë ardhur në vendin tonë. Qëndroni në politikat e Meksikës. Do të vendos trupa në kufirin jugor për t’u përballur me pushtimin katastrofik me vendin tonë.

Do dizenjojmë kartelet e drogës si organizata terroriste. Do i kërkoj qeverisë që të eliminojmë gangsterët e huaj që fusin krimin në territorin amerikan. Si komandant i lartë, kam përgjegjësinë që të mbrojmë vendin nga pushtimi. Më pas do luftoj inflacionin dhe koston e jetesës. Do deklarojmë emergjencë kombëtare për energjinë. Do shpojmë sa më shumë puse nafte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular