Gjatë fjalimit të tij të parë si presidenti i 47-të i SHBA-ve, Donald Trump iu rikthye incidentit të vitit të kaluar kur ai i shpëtoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani.
Trump u shpreh se beson se jeta e tij u shpëtua nga Zoti për të bërë Amerikën sërish të madhe
“Ai plumb në Pensilvani më kapi veshin. Unë mendoj se jeta ime u shpëtua nga Zoti për ta bërë Amerikën sërish të madhe”, tha Trump.
Presidenti i SHBA shtoi se do të punojë për të kaluar çdo krizë në fuqi, ndërsa do të lëvizë me shpejtësi për të rikthyer shpresën, paqen dhe sigurinë, ndërsa e cilësoi ditën e sotme, 20 Janarin 2025 si ditën e çlirimit.
“Do të punojmë për të kaluar çdo krizë me fuqi, do të lëvizim shpejt për të rikthyer shpresën, paqen, sigurinë, për çdo qytetar të çdo race, besimi. Sot është dita e çlirimit”, tha ai.