Mançester Siti i Pep Guardiolës, ka nxjerr në pah fytyrën e kampionit absolut, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Ipsuiçin me rezultatin tenistik 0-6.
Dopieta e Foden, si dhe golat e Kovaçiç, Doku, Haland dhe Mek Ati, i siguruan 3 pikë të rëndësishme “qytetarëve” në duelin e vlefshëm për javën e 22-të të Premier Ligës.
Ky ishte triumfi i 11-të në 22 javë për Sitin, që është pozicionuar në vendin e katër. Gjashtë gola e më shumë në një ndeshje të Premier Leagues nën drejtimin e Guardiolas, “qytetarët” i kanë shënuar për herën e 13-të.
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, mbeti sërish në stol tek Ipsuiçi, që vazhdon garën për mbijetesë me vetëm 16 pikë në vendin e 18-të, që nuk siguron qëndrimin në Premier League.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO