BallinaKronikeVrasja e Martin Canit/ Nëna e Luis Meçes shokon me deklaratën: Dikush...

Vrasja e Martin Canit/ Nëna e Luis Meçes shokon me deklaratën: Dikush e goditi Martinin, dy ditë para ngjarjes

spot_img

Është diskutuar sërish ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi 2 muaj më parë ku 14 vjeçari Martin Cani humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli , dhe ku shoku i tij Luis Meçe u plagos .

Në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, ka qënë nëna e Luis Meçes, të miturit tjetër të plagosur, e cila ka thënë versionin e saj të ngjarjes.

Sipas saj Luisi i kishte treguar se ditën e ngjarjes, të premten dikush kishte debatuar me Martinin  dhe e kishte goditur duke e gjakosur tek buza.Ajo shtoi se konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e viktimës dhe kishin lënë takim për tu sqaruar.

Nëna e Luisit theksoi se djemtë ishin shumë të urtë dhe familjet i kishin edukuar me norma shumë të mira.

”Djali im së bashku me Martinin ishin djem shumë të mire dhe të urtë. Ditën e ngjarjes  klinika më lajmëroi se të dy ishin rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën. Luisi më kishte thënë që dikush ditën e premte, para ngjarjes e kishte goditur Martinin dhe e kishte gjakosur tek buza.

Konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e Martinit dhe ato kishin shkuar të sqaroheshin. Ai insiston se ditën e ngjarjes ishin dy persona që i goditën, jo një”, përfundoi nëna e Luis Meçes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular