E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo bëri bujë pas daljes së saj për shkak të një kallëzimi që vendosi të ngrinte ndaj G-Banit, për ofendim dhe shpifje ndaj saj. Por së fundmi, pas përballjes me banorin në prime-in e së shtunës, Arsida vendosi që ta tërhiqte padinë. Për më shumë, ajo na ka zbuluar vetë…
Si erdhi vendimi për të ngritur një padi ndaj G-Banit?
Isha duke pritur një falje nga G-Bani. Po më peshonte si fjalë dhe dukej sikur nuk e kisha mbyllur akoma “Big Brother-in” tim. Jam person që i mendoj shumë gjërat dhe pastaj u konsultova me avokatin dhe më tha se kjo gjë qëndronte. Unë nuk u intimidova, nuk u fsheha dhe e çova deri në fund.…
Cilat do të ishin pasojat e kësaj padie?
Do të kishte pasoja fiskale, një shumë qesharake, 500 mijë lek deri në 2 milion e gjysmë që do të më jepte mua. Mua ajo që më shqetësoi është kultura e mosndëshkimit. Nëse thua një fjalë të keqe ka pasoja, nëse bullizon, ka pasoja, prandaj stop. E përdora imazhin tim për këtë kauzë. Doja t’i shkoja deri në fund.
A mendon se G-Bani nuk duhej ta vazhdonte rrugëtimin e tij në BBV?
Nuk duhet ta vazhdonte lojën. Ka ca limite që duhet t’i respektosh. Nuk mund t’i shkosh me grusht tjetrit e të bësh sikur e godet.…
Pse e more vendimin për ta tërhequr padinë?
Jam një Peshk idealist që besoj tek fundet e lumtura. Mënyra si u prezantua dhe si foli që ka lekët e fundit, sado e fortë të jesh të vjen keq. Doja t’i besoja Arbrit.
A mendon se mund të kesh një raport miqësor me G-Banin jashtë?
Jam shumë diplomatike si natyrë, por nuk është në tipologjinë e meshkujve që kam shoqëri. Mundohem të shmang çdo lloj debati. /TAR/