BallinaLifestyleAngela Martini ka qenë në një marrëdhënie me Kanye West?

Angela Martini ka qenë në një marrëdhënie me Kanye West?

spot_img

ngela Martini ka folur për të kaluarën e saj dhe përqendrimin në të ardhmen, duke theksuar se ka mësuar të ruajë vetëm kujtime të bukura nga përvojat e saj të kaluara.

Modelja shqiptare, e cila fitoi titullin “Miss Universe Albania” në vitin 2010, ka ndarë detaje rreth lidhjes së saj të shkuar me këngëtarin dhe producentin Kanye West gjatë një interviste të fundit.

Martini ka lavdëruar West, duke e quajtur atë një “artist dhe vizionar të mrekullueshëm.” Ajo përshkroi lidhjen e tyre në vitin 2011, duke theksuar se ajo që e kishte tërhequr më shumë tek ai ishte sinqeriteti i tij.

Ai është një njeri që nuk do të gënjente kurrë, madje edhe nëse kjo mund të të lëndonte… Ai është gjithmonë vetvetja dhe nuk mban maskë.

Në lidhje me gruan e re të West, Bianca Censori, Martini e përshkroi atë si “të bukur” dhe me një “qëndrim unik dhe të sigurt.” Megjithatë, Martini shpjegoi se preferon të mos flet shumë për të kaluarën e saj dhe përkushtohet të shikojë drejt të ardhmes, e cila është më e rëndësishme për të.

Të gjithë kemi një të kaluar, të mbushur me momente të bukura, mësime apo gabime

Në fund, modelja kujtoi gjithashtu përvojën e saj me presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ishte pronar i konkursit “Miss Universe” nga viti 1996 deri në 2015, duke u përqendruar më shumë në të ardhmen se sa në të kaluarën e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular