BallinaOP EDDonald Trump do të pushtojë planetin Mars

Donald Trump do të pushtojë planetin Mars

spot_img

Erl Kodra
Dje u betua Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Fjalimi i tij i parë si President ishte jo thjeshtë e pazakonshëm, por duke cituar në mënyrë lineare, ai tha se “sot më 25 Janar 2025 është Dita e Çlirimit të Shteteve të Bashkuara”. Ai poshtëroi të gjithë presidentët e mëparshëm – si dhe ish-presidentët që kishin ardhur në ceremoninë e inagurimit – përfshirë edhe Presidentin Joe Biden.

Sytë e gjithë botës ishin drejtuar në Kapitol, ndërsa dëgjonin fjalën e njeriut më të fuqishëm në planet që parashtronte të ardhmen e botës sipas vizionit të tij.

Dhe vizioni i tij u shpërfaq krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Ceremonisë i ishin bashkuar edhe dishepujt e rinjë të teknologjisë; Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sundar Pichai dhe Jeff Bezos. Ata njohin të gjithë banorët e planetit tokë, më mirë se sa e njohin ata veten e tyre. Ata dinë gjithçka. Dhe të gjithë qëndronin pas shpinës së Presidentit Donald Trump.

Fjala e Donald Trump ishte e qartë si drita e diellit; pa dorashka dhe e drejtëpërdrejtë. Ai nuk e përmendi asnjëherë të vetme kontinentin që formësoi civilizimin përëndimor; ai nuk foli asnjë fjalë as për Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën apo Ukrainën. Për Donald Trump Europa nuk është më e rëndësishme. E gjithë Europa, në bllok.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që Britania e Madhe të anashkalohet kaq mizorisht nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ata që kanë sy dhe veshë për të përceptuar realitetin duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodhë.

As lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë nuk u përmend fare nga Donald Trump. Thua se bëhet fjalë për një luftë diku larg në galaksi, dhe jo në planetin Tokë.

Asnjë fjalë për NATO-n dhe Aleancën Euroatlantike. Pjesa tjetër e botës mbrëmë u zhduk nga planeti. Vetëm MAGA.

Vetëm 4 ditë më parë Donald dhe Melani Trump lançuan kriptomonedhat e tyre, të cilat në pak orë grumbulluan dhjetra miliardë dollarë pasuri për Presidentin dhe Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara. Bukur shumë; sepse Donald Trump-it gjithçka i lejohet.

Nga ana tjetër Elon Musk gjatë festimeve pas inagurimit të Presidentit Trump doli në skenë dhe përshëndeti dy herë turmat si një nazist i thekur, me një “Hajl”. Musk e di saktësisht se çfarë bëri dhe pse e bëri, sepse ai nuk është një budalla. Ai mund ta mohojë se ajo nuk ishte një përshëndetje naziste, por ai e di më mirë se në epokën ku jetojmë, imazhi do të mbetet dhe se do të bëjë punë më shumë se sa mijra fjalë të shkruara. Mjeshtrat e dinë çfarë bëjnë.

Në kohën që Trump po shijonte inagurimin dhe fliste për pushtimin e Universit nga Shtetet e Bashkuara, liderat e Europës e ndiqnin gjithë ankth nga televizioni fjalën e tij.

Presidenti i Francës, Kancelari i Gjermanisë dhe Kryeministri i Anglisë ishin zhdukur nga faqja e dheut. Dhe asnjërit nuk ia mbante të thoshte një fjalë të vetme. Vetëm përulje dhe frikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular