BallinaKronikeDumani paraqitet në KPA për të shqyrtuar çështjen e prokurorit Preçi

Dumani paraqitet në KPA për të shqyrtuar çështjen e prokurorit Preçi

spot_img

Ditën e sotme në orën 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) do të zhvillohet seanca gjyqësore publike për çështjen e prokurorit Valentin Preçi. Kjo është seanca e parë e transmetuar drejtpërdrejt nga KPA, pas kalimit procedural nga pala “Komisioner Publik” te “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme”.

Kreu i SPAK, Altin Dumani është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e KPA, pranë Kuvendit, ku do të drejtojë seancën për prokurorin Preçi. Mbarimi në fund të vitit 2024 i mandatit të komisionerëve publikë u pasua edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Mandati i vazhdimit të vetting-ut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vetting-ut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.

Aktualisht kanë mbetur për t’u shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular