BallinaKronikeI akuzuar për “Masakrën e Urës Vajgurore” ku u vranë 5 policë,...

I akuzuar për “Masakrën e Urës Vajgurore” ku u vranë 5 policë, ja çfare kërkon SPAK për Fran Marashin

spot_img

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg për jetë për Fran Marashin i cili akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie.

Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës.

Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë.

Gjatë argumenteve të tij, ai pretendoi se nuk ka pasur dijeni për gjyqin që është bërë në vitet 1999-2000, në ngarkim të tij.

Dy vite më parë, Fran Marashi, ankimoi vendimin në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Marashi ka pretenduar se është dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor.

Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Të dënuar për masakrën janë:

Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm

Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm

Fran Marashi, me burgim të përjetshëm

Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,

Sokol Ndreu

Gjovalin Ndreu

Preng Miri

Gjelosh Miri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular