Teksa ishin duke biseduar me njëri-tjetrin, Gerti i drejtohet G Banit duke i thënë se Xumi tregoi dobësi kur i kërkoi banorëve që të futeshin të gjithë në banjë që në këtë mënyrë t’i shpëtonte ndonjë eliminimi të mundshëm nga nominimi ‘kokë më kokë’ me Eglin. Gerti vijon të thotë se me këtë Xumi donte të tregonte që i ka të gjithë pas vetes dhe se nuk është vetëm.