BallinaKulture"Momenti më i vështirë në karrierë", rrëfehet Marjana Kondi! Artistja: Sot artit...

“Momenti më i vështirë në karrierë”, rrëfehet Marjana Kondi! Artistja: Sot artit shqiptar i mungon pena, dramaturgjia dhe skenari! Nëse s’do të isha bëra aktore…

spot_img

ENIDA HIMAJ/ Prej shumë dekadash në skenë, Marjana Kondi e ka tashmë formulën për të ruajtur zemrën e publikut dhe ajo është puna.

marjana kondi

Aktualisht, aktorja e mirënjohur gjendet në SHBA, ku edhe është pjesë e Teatrit të Diasporës, një event ky që mbahet për herë të parë për shqiptarët në kontinentin e largët. Teksa ngjitet në skenë, për të dhuruar emocione, Marjana gjen pak kohë për të na zbuluar sesi u bë pjesë e këtij aktiviteti kaq të veçantë.

Në intervistën e dhënë për “Panorama”, aktorja zbulon se kur dëgjoi fillimisht për këtë ngjarje, u vetofrua që edhe mos të paguhej, për sa kohë Teatri i Diasporës do të rezultojë një sukses. Në këtë rrëfim, ajo i rikthehet edhe njëherë ngjarjes që duket se ka shënjuar karrierën e saj, kur u largua nga Teatri Kombëtar, për arsye që ende sot nuk i di. Mesa duket për të, nuk ka pasur asnjë zgjedhje tjetër veç se të ishte pranë publikut, në profesionin që aq të dashur e ka bërë sot për publikun shqiptar, dhe jo vetëm.

Marjana, momentalisht gjendeni në SHBA për Teatrin e Diasporës, si ka qenë kjo eksperiencë deri më tani?

Faleminderit për vëmendjen! Sigurisht që u ndjeva çuditshëm kur më telefonuan nga produksioni, dhe m’u prezantuan. Nuk mund të jepja përgjigje të menjëhershme sepse m’u duk shumë e bukur për të qenë e vërtetë që në Boston të ishte krijuar “Teatri diasporës”

Si e pritët ftesën për t’u bërë pjesë e këtij teatri që bëhet për herë të parë?

Natyrisht ishte një propozim i cili më preku sedrën. Producentja Elisabeta Gace më tha: Zonja Mariana kemi nevojë për ju! Ne kemi krijuar teatrin e diasporës, i cili do të ketë në fokus komedinë muzikore dhe do të jetë një celulë e mirë për të gjithë krijuesit shqiptarë në diasporë. Dhe të them të drejtën, u vura në pozitë. Po mirë përse më zgjodhët mua? – i thashë. Sepse juve jeni e vetmja aktore shqiptare që luani të gjitha zhanret skenike, komedinë, dramën, muzikalin, humorin etj.. Dhe ne kemi nevojë për eksperiencën dhe kontributin tuaj. Prandaj, ju lutem, na thoni një çmim dhe cilat janë pretendimet tuaja. Sigurisht përsëri më bëri të ndihem keq dhe i thashë: Ju lutem, më thoni cili është drejtori artistik i kësaj trupe?

Dhe në moment ajo më kaloi Erand Sojlin, i cili më tha: Çfarë ke nuk të pëlqej unë? Dhe kaq ishte. I thashë do vij t’ju mbështes dhe me paratë që do më paguani mua merrni një skenograf ose diçka që ju duhet për teatrin. Dhe ju e kuptoni vetë. Kur pas një gjeje fshihet një regjisor dhe mbi të gjitha një shkrimtar i mirë aty sigurisht që ka sukses. Dhe pranova sepse është një iniciativë sfilitese për ata njerëz! Ndaj meritojnë mundin dhe sakrificën time. Është një komedi muzikore e quajtur “Femrat e mia” me autor & regjisor Erand Sojli, producente, Elisabeta Gace, ku interpretojnë Mariana Kondi, Erand Sojli, Kieda Budini, Arian Kerliu, Did Tezha, Elis Lloshi.

Çfarë mund të na thoni për shqiptarët e SHBA, si ju priten?

Shqiptarët janë shumë punëtorë, janë të dashur, por, nëse do ishin edhe më të ndjeshëm kulturës, teatrore edhe jeta e tyre do ishte më e bukur me e qeshur dhe me më pak stres.

A është i njëjti humor që preferohet këtu edhe me humorin që shqiptarët në SHBA preferojnë, apo janë më nostalgjikë?

Të dyja bashkë, por kryesorja është materiali dhe aktori që e interpreton. Dhe në këtë rast unë isha me fat sepse i kisha të dyja.

Prej shumë vitesh një prej artisteve më të pëlqyera për publikun, si ia keni dalë të ruanit zemrat e publikut?

Punë, punë, punë dhe vetëm punë! Jeta e një aktori është krejtësisht ndryshe nga jeta që të tjerët mendojnë. Çdo sukses i aktorit është një stres më shumë, përgjegjësi më e madhe, dhe detyrim.

Cilat kujton si momentet më të vështira të karrierës suaj?

Largimi nga Teatri Kombëtar për arsye që nuk i mësova kurrë.

Ka Marjana një moment, apo një ndodhi që e ka bërë të mendojë për të hequr dorë?

Asnjëherë nga asgjë për asnjë çmim. Çfarë i mungon sot artit shqiptar sipas jush? Pena! Dramaturgjia. Skenari. Vetëm kjo është mungesa.

Si një prej emrave më të spikatura të skenave tona, a mund të na thoni nëse banaliteti po e dëmton sot humorin në vendin tonë?

Sa për banalitetin nuk mund të flas, sepse varet se si përdoret një fjalë. Për shembull nëse unë të them gjithë ditën “Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit… sigurisht që kjo kthehet në banalitet. Pra një gjë që përsëritet disa herë, është banalitet!

Nëse nuk do të ishit bërë Marjana Kondi që sot të gjithë njohim, çfarë profesioni do kishit zgjedhur?

Nëse s’do isha bërë aktore do bëhesha aktore!
Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular