BallinaLifestyleOls Abazi zbulon strategjitë dhe konfliktet e fshehta mes banorëve në BBV:...

Ols Abazi zbulon strategjitë dhe konfliktet e fshehta mes banorëve në BBV: Si ndryshoi loja brenda shtëpisë?!

spot_img

E ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Ols Abazi. Producenti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua të shtunën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Elona pasqyroi një intervistë të tij në Top Albania Radio të zhvilluar gjatë edicionit të tretë, ku ai ishte i ftuar për të dhënë opinionin e tij. Tanimë që ai u përball edhe me hyrjen si konkurrent, cili është ndryshimi i pikëpamjes së lojës brenda dhe jashtë.

Unë para se të hyja në atë shtëpi, që ishte një surprizë e madhe për mua se si do të ishte atje brenda, kisha një letër të bardhë, të cilën do ta plotësoja atje brenda. Në atë letër, unë ose do të zgjidhja të isha lojtar, ose unë do zgjidhja siç e kam thënë këtu tek ti muaj më parë që të jem vetvetja. Pa strategji, pa asnjë gjë. Thjesht unë si reagoj me Elonën, unë si reagoj me këtë tjetrin dhe kjo gjëja le të vlerësohet nga ato që e shohin dhe nuk kam asnjë problem, sepse në fund të ditës do jem rehat me veten time. Kur hyra atje brenda kuptova që, ndoshta ka të bëjë edhe mosha se sigurisht duhet thënë kjo gjëja, në këtë moshë që nuk mund të bëj lojëra dhe kjo u bë shumë e fortë dita ditës. Nëse ti vendos të hysh aty brenda ose do të jesh njeriu që je, ose do të ndërtosh lojëra.

Përse loja e tij ishte ndryshe 2 javët e para në krahasim me ditët e fundit përgjatë qëndrimit të tij 30 ditor?

Kur hyra në shtëpi nuk e dija se kush do të ishte brenda dhe me thënë të drejtën as kisha pyetur fare se kush do të ishte brenda se gjithmonë qarkullojnë emra, të cilat nuk i gjen kur je brenda dhe gjen totalisht emra të tjerë. Kuptova se një pjesë aty relativisht të mirë nuk i njihja. Me të hyrë brenda kuptova që ka diçka që nuk shkon me energjinë e këtyre njerëzve se kishin një protagonizëm të shfrenuar. Në këtë moment thashë që unë do t’i studioj personazhet. Do shoh se çfarë bën kush, që të kuptoj pikën e dobët dhe të fortë të gjithsecilit. Paralelisht me këtë unë të investohem tek gjithsecili prej tyre nga larg. M’u desh 4-5 ditë. Menjëherë më pas kuptova se disa prej tyre, që ishin vajza, ishin shumë të lidhura me Rozanën dhe pashë që Rozi kishte krijuar një grup vajzash. Atëherë, çfarë ndodh? Unë po krijoj një grup çunash. Po filloj ta krijoj me timen, sepse secili prej tyre ka dinjitetin e vet dhe gjithsekush e di që nuk mund të jetë në krah të askujt. Le të ndërtojmë një grup çunash meqenëse atje kemi një grup gocash, të cilët i manifestonin njëri-tjetrit një lloj ‘besnikërie’, që u bë një gjë çunat kundër dhe gocat kundër. U bë një gjë e pathënë, e pa vënë re nga publiku, por e dallueshme nga ne që ishim brenda.

Pasi shtëpia u nda në dy kampe, për shkak të zgjedhjes së Olsit, duke qenë se si lider mori një avantazh në lojë, filloi që konflikti në lojë mes djemve dhe vajzave të bëhej më i dukshëm. Ndryshimi mes tyre ishte se djemtë zgjodhën të krijonin një ambient të paqtë në shtëpinë e trem kurse nga ana tjetër vajzat zgjodhën debatet.

Skuadra ime ishte edhe skuadra çunave. Morëm edhe Arsidën si vajzë në shtëpinë tonë dhe i dhamë fjalën që do të trajtojmë si princeshë dhe e mbajtëm fjalën. Në këtë moment shkuam në shtëpinë tjetër, derisa në Prime-n tjetër, ne do të shikonim se cila shtëpi ishte votuar më shumë. Në këtë Prime, përveç se u votua shtëpia e gocave, gjatë atij Prime i gjithë ky besim që ne kishim krijuar tek grupi ynë, i cili ishte i vërtetë si besim, rrënohet. Gjatë ndarjes, ishte edhe një incident i Rozanës. Unë nuk e di pse zgjodha t’i drejtohem Rozanësm jo si kundërshtare, por si mik dhe t’i them mos e lësho veten. Ndërkohë, unë gjatë gjithë kohës, jam një kundërshtar i Rozanës, sepse e kundërshtoj Rozanën. Në një moment unë i them Gertës që ‘mos u lodh me kot se ajo po zhgarravitet nëpër pasqyra’. Në Prime më dalin të dyja videot. Nuk ishte lojë ajo që i kisha thënë Rozanës, por ishte ajo që kisha bërë me Gertën dhe dukej sikur me të dyja unë kisha bërë një lojë. Në këtë moment i gjithë grupi humbi besimin tek unë dhe mendonin se unë po bëja lojë me Rozanën.

Po bënte ai në fakt një lojë me Rozanën?

Jo, absolutisht. Në asnjë moment. Unë në atë shtëpi kisha dy personazhe që mund t’i konsideroja realisht si dy kundërshtarë, që ishin Laerti dhe Rozi./TAR

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular