BallinaBotaPas urdhrit të Donald Trump, lirohen nga burgu dy udhëheqësit kryesorë të...

Pas urdhrit të Donald Trump, lirohen nga burgu dy udhëheqësit kryesorë të trazirave në Kapitol 4 vite më parë

spot_img

Dy nga udhëheqësit më të njohur të trazirave në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021 janë liruar nga burgu.

Enrique Tarrio ishte lider i grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe ishte dënuar me 22 vjet burgim. Familja e tij ka thënë se ai është liruar mëngjesin e së martës.

Tarrio mori një falje të plotë ndërsa Stewart Rhodes, themeluesit të milicisë “Oath Keepers”, iu zbut dënimi nga Trump.

Tarrio dhe Rhodes, sipas dëshmive, udhëhoqën kontingjentet e grupeve të tyre drejt Kapitolit, me shpresën për të mbajtur Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka lëshuar gati 1,600 falje në lidhje me trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021 që në ditën e parë të presidencës së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular