Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë këtë të martë të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla, i cili pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i Ujësjellësit, pa pasur të drejtën për një veprim të tillë.
Nga ana e tij, Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat në lidhje me këto akuza dhe nuk ka komentuar publikisht mbi çështjen.
Bardh Spahia ishte kryetar bashkie nga periudha 2022-2023, si përfaqësues i koalicionit Meta-Berisha me emrin ”Shtëpia e Lirisë”.