Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka marrë “flakë” nga debatet e ashpra që banorët janë përfshirë me njëri-tjetrin.
Të bërtitura dhe akuza pa fund! Në një moment, ishte Gerta ajo që iu “sul” Eglit duke i thënë se në momentin që Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë, ajo nxori fytyrën e vërtetë dhe shprehu pëlqim ndaj tij.
Sipas Gertës, Egli që kur ka nisur formati është shprehur se nuk do të ndikohet nga askush dhe nuk do të krijojë lidhje me asnjë brenda shtëpisë!
Gjithashtu Gerta i drejtohet asaj duke i thënë se ‘do t’i çjerrë maskën’.
“Erdhi këtu edhe tha: “Unë jam një vajzë që do mbaj qëndrimet e mia, unë jam një vajzë që nuk do ndikohem nga askush, unë jam një vajzë që nuk do bëj lidhje në shtëpi” dhe çfarë ndodhi? Sapo erdhi Gjesti në shtëpi e nxori fytyrën e vërtetë se kush ishte!
Ato që tha i ka hedhur vetë poshtë dhe gënjeu për nominimin e Xumit, asgjë nuk i ka bërë Xumi! Kjo vajza që u mor njëherë me Aldon pastaj me Gjestin, kjo vajza parimore!”, shprehet Gerta për Eglin.
Mes të bërtiturave, Egli shprehet se:
“Nuk do trekëndësha, o iki unë ose ai. Nuk kam treshe dhe trekëndësha . Jam në nominim, kam nxjerrë veten në nominim. Ai ka diçka më të rëndësishme për të ndenjur këtu, le të iku unë atëherë. Ça halli ke? Për mua asnjë nga ju nuk është shqetësuar. Ti vazhdo e denigro femrat në këtë shtëpi. Ti e ke treguar edhe më para se kush je ti”.