Është rënduar bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu në resortin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë.
Mësohet se të paktën 66 persona kanë vdekur dhe rreth 51 të tjerë janë lënduarve dhe janë dërguar në spital, pasi hoteli ku ata qëndronin u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, 21 janar.
Zjarri raportohet se filloi në restorantin e hotelit dhe u përhap në të gjithë ndërtesën 12-katëshe për shkak të izolimit të jashtëm prej druri. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kohë kur shumica e pushuesve ishin në gjumë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, raportojnë mediat turke. Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 persona.
Videot e filmuara nga vetë turistët gjatë aksionit të shpëtimit, kanë kapur momentet teksa vizitorët lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat sipas autoriteteve, thuhet se u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik.
Për ngjarjen e rënë ka ardhur dhe një reagim nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.