Fatmir Gashi, 63 vjeç, ka humbur jetën në Itali, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur ndodhur mëngjesin e djeshëm teksa 63-vjeçari shqiptar ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit të një shkolle.
Sipas mediave italiane rreth orës 10:30, Gashi u rrëzua papritur teksa ishte duke punuar.
Kolegët e tij lajmëruan menjëherë ambulancën dhe u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë.
Mjekët që arritën në vendin e ngjarjes tentuan për më shumë se gjysmë orë që ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën.
Dyshohet se Gashi humbi jetën nga shkaqe natyrore, sipas hetimeve paraprake mjeko-ligjore. 63-vjeçari kishte pasur në të kaluarën probleme me zemrën.