Rrëmbimi i një foshnje vetëm një ditëshe në Cosenca, Itali, ka ngritur në këmbë autoritetet italiane, por ngjarja është zbardhur pas disa orësh.
I porsalinduri u gjet nga policia, e cila ndaloi dy persona, burrë dhe grua, të cilët kishin marrë vogëlushen në klinikën e “Zemrës së Shenjtë” në qendër të qytetit. Vajza e vogël ndodhej në një dhomë të klinikës me nënën e saj, një amvisë dhe vjehrrën.
Sipas përshkrimit të bërë nga policia që hetoi rrëmbimin, një grua shtatshkurtër hyri në dhomë, me fytyrën e mbuluar pjesërisht nga një maskë dhe flokët e lidhur me gërsheta. Ajo u prezantua si një punonjëse e kujdesit për fëmijët dhe tha se duhej të merrte fëmijën tek pediatri. Pastaj ajo mori vajzën e vogël dhe u largua. Nëna dhe gjyshja e vogëlushes, duke mos parë kthimin e saj, u alarmuan dhe kërkuan informacion.
Në daljet e qytetit janë vendosur postblloqe, me bindjen se çifti është larguar me makinë. Një tension që zgjati derisa një patrullë ndali makinën me rrëmbyesit dhe vogëlushen në bord duke shënuar kështu fundin e asaj që po kthehej në një makth. Autoritetet ndërkohë kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij rrëmbimi, pasi prindërit e foshnjës ishin dy punëtorë të thjeshtë.