BallinaKronike“Nuk ka vullnet që të bëhet drejtësi për 21 janarin”/ Gazetarja Lala:...

“Nuk ka vullnet që të bëhet drejtësi për 21 janarin”/ Gazetarja Lala: E vetmja mënyrë që kjo ngjarje të zbardhet është…

spot_img

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi ngjarjen e 21 janarit. Lala theksoi se mendon se ka një pakt të heshtur mes palëve politike që 21 janari mos të hetohet deri në fund.

Sipas saj, ka vetëm dy mënyra që ngjarja të zbardhet. Gazetarja vlerësoi se 21 janari mund të zbardhet vetëm duke bashkëpunuar me ndërkombëtarët, kryesisht SHBA-të ose të ketë të penduar të drejtësisë

Klodiana Lala: Politika është bashkë për të mos e zbardhur 21 janarin. Protesta në atë kohë u thirr nga Rama, pas videos së Metës. Të hetohet Rama dhe zyrtarë të lartë të PS të kohës, që organizuan protestën. Mendoj se ka pakt të heshtur që kjo histori mos të zbardhur. Zonja Ina Rama pse nuk shkoi në kryeministri, të hetonte për pengim të drejtësisë dhe ta hetonte edhe kreun e opozitës së kohës z Rama, për organizimin e demonstratës

Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund 21 janarit. E vetmja mënyrë që kjo ngjarje të zbardhet është që të ketë të penduar ose SHBA-të të ndihmojnë hetimet. Ngjarja po përdoret politikisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular