BallinaAktualitetReshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për sot, 22 janar 2025

Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për sot, 22 janar 2025

spot_img

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriprëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular