BallinaBota“SHBA-të do të përpiqen të shmangin konfliktet”- Marco Rubio në ditën e...

“SHBA-të do të përpiqen të shmangin konfliktet”- Marco Rubio në ditën e parë si Sekretar Shteti: Çdo gjë që na bën më të fortë e më të begatë do të jetë misioni ynë

spot_img

Sekretari i ri i Shtetit Marco Rubio u prit të martën në Departamentin e Shtetit me duartrokitje të ngrohta, në vizitën e tij të parë që kur bëri betimin si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para qindra diplomatëve, Rubio theksoi angazhimin e tij ndaj një politike të jashtme të përqendruar tek interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Çdo gjë që na bën më të fortë, më të sigurt apo më të begatë” do të jetë misioni ynë, tha Rubio, duke shtuar se SHBA-të do të përpiqen të shmangin konfliktet, duke mos kompromentuar kurrë sigurinë kombëtare apo sakrifikuar vlerat themelore amerikane.

Sekretari Rubio e pranoi se ndryshimet janë të pashmangshme, por siguroi se “ato ndryshimet nuk kanë për qëllim të shkaktojnë dëme. Nuk kanë për qëllim të shkaktojnë ndëshkim.”

Sekretari i ri i Shtetit shprehu mirënjohjen për diplomatët amerikanë.

“Dua t’ju falënderoj – të gjithë ata që po shërbejnë jashtë vendit, disa në vende që janë të forta dhe të qëndrueshme, dhe disa në vende që janë më të dobëta dhe me rrezik. …Dua të falënderoj gjithashtu personelet lokale, shtetasit e atyre vendeve që punojnë me ne”, tha zoti Rubio.

Pas prezantimit të tij në Departamentin e Shtetit, Rubio u takua me ministra të jashtëm të Indo-Paqësorit të martën pasdite, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë Dr. Subrahmanyam Jaishankar, Ministren e Jashtme australiane Penny Wong dhe Ministrin e Jashtëm japonez Iwaya Takeshi.

Ministrat e Jashtëm të Japonisë, Australisë dhe Indisë ishin në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump.

Rubio u konfirmua unanimisht nga Senati si Sekretar i Shtetit të hënën, duke u bërë anëtari i parë i kabinetit të zotit Trump në administratën e tij të dytë.

Gjatë seancës së tij të konfirmimit të mërkurën e kaluar, ai detajoi sfidat kryesore të politikës së jashtme, përfshirë kërcënimet nga Partia Komuniste Kineze, imigracioni në masë, fentanilin dhe kriminelët e dhunshëm në hemisferën perëndimore.

Ai paralajmëroi gjithashtu për destabilitetin që shkaktojnë diktatorët në Moskë, Teheran dhe Phenian duke mbështetur grupet terroriste radikale./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular