BallinaLifestyleJozi gay? Reagon për herë të parë miku i banorit të BBV...

Jozi gay? Reagon për herë të parë miku i banorit të BBV 4: Edhe unë mund të vija foto me…

spot_img

Ka pak ditë që në rrjetet sociale po përflitet shumë për banorin e “Big Brother VIP 4”, Jozi. Shkak janë bërë disa spekulime mbi seksualitetin e tij, të iniciuara nga gazetarja Dasara Karaiskaj, që menjëherë u bënë virale.

Lidhur me këto spekulime ka reaguar për herë të parë miku familjar i tij. Është fjala për ish-oficerin e lartë, Shkëlzen Brahaj, i cili ka folur për emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel.

“Ajo shpifje do t’a përndjekë gjithë jetën, edhe kur të vërtetohet e kundërta. Do t’i bëhet fëmija 20 vjeç dhe një shoku i tij do ta bullizojë me këtë gjë, do i thotë: “Ti e paske pasur babin kështu, ose diçka të tillë.

Ajo gazetare jo me falje në ‘Instastory’, e pabazuar në asgjë. Është nisur nga një foto që mbante zotëria në profilin e tij, mbështetës i Jozit dhe mik i familjes. Edhe unë mund të vija foto me Jozin, pse nuk e ka marrë me mua ajo? Janë shpifje të ulëta”, u shpreh Shkëlzen Brahaj.

Ish-oficeri i lartë shtoi se familja e Jozit ka qenë në gjendje të rënduar pas lajmit dhe se do t’a ndjekin ligjërisht këtë deklaratë të gazetares duke mbajtur secili përgjegjësitë përkatëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular