BallinaSocialeManastirliu në shkollën "Niko Hoxha" në Valias: Aftësitë digjitale dhe integrimi në...

Manastirliu në shkollën “Niko Hoxha” në Valias: Aftësitë digjitale dhe integrimi në lëndët e tjera, pjesë e planit tonë për rritjen e aftësive digjitale

spot_img

Valias, 22 janar – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizitoi shkollën 9-vjeçare “Niko Hoxha” në Valias të Bashkisë Kamëz, ku inspektoi investimet e fundit në laboratorët inteligjent dhe asistoi në një orë mësimi të integruar midis Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe muzikës.
Gjatë vizitës së saj, ministrja theksoi rëndësinë e integrimit të aftësive digjitale me lëndët e tjera në shkollë.
“Integrimi që po bëhet në këtë klasë të TIK, në këtë laborator SMART mes të mësuarit për aftësitë digjitale dhe muzikën, është pikërisht ai funksioni i integruar që ne duam t’u japim të gjitha lëndëve, në raport me atë që fëmijët duhet të mësojnë për aftësitë. Jam shumë e kënaqur që shoh se investimi i ri në laboratorët SMART jo vetëm që është funksional, por ka filluar të ngrihet në një nivel më të lartë. Ky investim nuk shërben vetëm për lëndën e TIK dhe për aftësitë bazë digjitale, por gjithashtu për integrimin me lëndët e tjera, duke sjellë më shumë risi në programin mësimor. Sot asistuam në një orë mësimi të integruar mes lëndës së TIK dhe muzikës, ku fëmijët po mësojnë si të krijojnë muzikë përmes kompjuterit. Kjo qasje, sipas nesh, është rruga e duhur jo vetëm për lëndët shoqërore dhe artistike, por edhe për ato shkencore. Integrimi lëndor mes TIK dhe shkencave si Kimia, Biologjia, Matematika, si dhe gjuhët si Gjuha Shqipe dhe Gjuha Angleze, është pjesë e një plani të gjerë të qeverisë shqiptare për të kombinuar aftësitë digjitale me aftësitë tjera lëndore, duke e bërë procesin mësimor më gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt të ardhmes.” tha Manastirliu.
 
Ministrja Manastirliu vuri në dukje edhe planin kombëtar për zgjerimin e investimeve në laboratorët smart dhe shkencorë.
“Jemi duke punuar për të shtuar investimet në laboratorë SMART në 615 shkolla të tjera. Për më tepër, duke nisur nga muaji shkurt, do të pajisim 80 shkolla me laboratorë dhe materiale didaktike për shkencat, si fizika, kimia dhe biologjia. Ne jemi të përkushtuar që cilësia e arsimit të rritet, duke i dhënë rëndësi prakticitetit në të gjitha programet lëndore,” theksoi Manastirliu.
Një tjetër fokus i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit mbetet trajtimi i vazhdueshëm profesional i mësuesve.
“Këtë vit, synojmë të trajnojmë më shumë se 16 mijë mësues nga të gjitha lëndët, me një qasje që vendos në qendër aftësimin profesional dhe përmirësimin e mësimdhënies në të gjitha shkollat e vendit,” përfundoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manstirliu.
Ministria  e Arsimit dhe Sportit po punon për të zgjeruar përdorimin e teknologjisë në arsimin parauniversitar, duke u fokusuar në përgatitjen e nxënësve dhe mësuesve me aftësitë e nevojshme për të ardhmen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular