Një edukatore është shpallur në kërkim nga policia, pasi është akuzuar nga babai i një djali të mitur se ka ushtruar dhunë ndaj të birit në kopshtin ku ishte e punësuar.
Policia ka referuar materialet në prokurori për 46-vjeçaren e inciale R. G., dhe po punohet për kapjen e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, informuan blutë.