BallinaAktualitetRrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali/ “Ishin tre orët...

Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali/ “Ishin tre orët më të këqija”, flet i ati: Në dhomë erdhi një grua dhe u prezantua si…

spot_img

Një foshnjë një ditëshe është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.

Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53 vjeç dhe Aqua Moses, 43 vjeçe, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.

Babai i të porsalindurës thotë se në klinikë hyjnë dhe dalin shumë njerëz, ndërsa theksoi se askush nuk kryen kontrolle apo monitorime.

Gruaja, djali dhe vjehrra ime ishim të gjithë në dhomë. Në dhomë erdhi një grua e cila tha se ishte punonjëse e kujdesit për fëmijët dhe duhet të pastronte vajzën e vogël. Ne ia dhamë vogëlushen që të ta pastronte. Nuk menduam se do ndodhte diçka e tillë. Kaluan tre orë dhe vajzën nuk po na i kthenin. Ato ishin tre orët më të këqija të jetës sonë”, tha Vespa.

Në lidhje me rrëmbyesit, ai tha se “Nuk dua t’i shoh apo të dëgjoj për ta. Për drejtësinë do të flasim më vonë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular