Shefqet Meko
“Nuk ёshtё Amerika, ajo qё tё rrёfen politika per turullosje. KY vend ёshtё plot shpirtmёdhenj”-ky ishte mendimi i parё qё mё erdhi kur i dola nё fund librit me kujtime “Unё jam Gjyshi”tё amerikanit Larry Fürrer,(Lerri). Ёshtё njё nga miqtё e mi tё pakёt amerikanё.Kёtu nuk munda kurrё tё kisha aq miq sa pata nё Shqipёri, por “Pak e saktё”. Kjo ёshtё Amerika: mё pak miq, mё shumё dollarё dhe “kohё pёr veten tёnde”
Libri mё kujtime i amerikanit 90 vjeçar, Larry Fürrer, sjell me njё kujtesё vrullshme njё Amerikё tё çuditshme, qё jo vetёm tё befason, por kur ndjek atё rrёfim tё sinqertё, atё kujdes pёr tё kujtuar gjithshka dhe çdo gjё, ato detaje, skalitje moment tё jetёs, gёzime, drama, ёndёrrime, beteja, dёshtime dhe ringritje pёrmes forcёs sё lirisё dhe individualitetit, duket sikur “jeton tё shkuarёn” e njё amerikani tё thjeshtё me botё tё madhe. Rёfimi i Lerrit ёshtё njё gurgullime shpirtёrore, qё nё fund tё ben tё ndiesh vёrtet i frymёzuar nga suksesi i njё amerikani tё thjeshtё.U ndjeva me fat qё pata mundёsi tё njihja njihja Lerrin gati 30 vjet mё parё nё Tiranё.Mu kujtua Thomas Fuller që shkruante “Kujtimet janë ‘Shtëpia-Thesar’ e mendjes”.
Kujtimet e mrekullueshme tё njeriut shpirtmadh dhe artist tё miqёsisё njerёzore, Lerri Fürrer janё njё “dёshmi e palexuar” e Amerikёs qё nuk kemi njohur. Tё parёt e Fürrerve kanё ardhur nga Zvicra. Gjyshi i tij ishte lindur mё 1876 nё Nju Jork, ndёrsa babai i tij Charles Emil Ferdinand Fürrer , ishte lindur nё Nju Jork 1908. Pra baballarёt tanё kanё thuajse njё moshё. Im at lindi nё Shqipёri mё 1910. Duke dhёnё gjenealogjinё e vet, Lerri tё mahnit me kujtesёn dhe realizmin rrёfyes.Ai kujton se si babai tij u mundua ta “modifikonte” mbimerin me frikё se njerёzve u kujtonte Der Fuehrer (Nazistin Adolf Hitler) sidomos gjatё LB2. “Babai e ndryshoi mbiemrin paksa, pёr tё shmangur keqkuptimet, duke shqiptuar mbiemrin si Furrer (Shitёs lёkurash tё shtrenjta)”-shkruan Learri, i cili nё rininё e vet “kthehet tek origjina” duke vendosur me krenari mbiemrin ashtu siç ishte: Fürrer.(Mibiemrat e modifikuar në Shqipëri)
Lindur nё pikun e Depresionit tё Madh nё Amerikё,(1934), Lerri rrёfen shumё detaje rrёgjethёse qё tё kujtojnё “varfёrinё shqiptare” madje nё disa raste edhe mё keq. Ishin vitet mё tё vёshtira qё ka kaluar Amerika, por qё edhe kaliti karaktere tё forta, siç ndodh me çdo lloj krize. Lerri ishte me fat tё kishte prindёr tё shkёlqyer, qё i rrёfyen modelin e jetesёs qё duhet tё ndiqte: të ishte i mirë. Libri ka detaje fantasikte tё “pushtetit familjar” dhe “autoritet tё nёnёs” qё nuk e lejoi kurrё tё luante nё park nga frika e polios qё ato vite ishte njё “kolerё amerikane”.
Qysh nё faqet e para, ёshtё njё dedikim poetik pёr bashkёshorten e Lerri Fürrer, Pamela Jane Foltz, qё rrёmbeu zemrёn e Lerrit nё fakultet nё vjeshtёn e vitit 1954.”Ja kushtoj kёtё libёr tё vetmes lule sё mrekullueshme, qё desha dhe kisha nevojё, qё me bukurinё dhe gjallёrine e saj u bё dashuria e jetёs sime”. Pam dhe Larry ishin tё martuar pёr 60 vjet, ndёrsa ajo humbi betejёn me kancerin mё 2015.Ata kanё katёr fёmijё e plot nipёr e mbesa
Libri “Unë jam Gjyshi” ёshtё njё “tango”e rrallë e çiftit qё filloi jetёn bshkёshortore herёt si studentё, qё nuk ishte e lehtё, por tё dy,si krijesa komplemetare arritёn tё jetonin “jetёn qё deshёn”. Tё rrёmben rrёfimi kur Lerri shiste sanduiçe nёpёr fjetoret e shkollёs, ndёrsa Pam i pёrgatiste çdo ditë dhe ai trokiste derё me derё duke i shitur 0.25 cent, ndёrsa ishte bёrё baba pёr herё tё parё.Ishte nevoja pёr tё mbijtuar. Mu kujtua edhe mua kur sapo isha bёrё baba dhe humba punёn,(Asistëncë demokratike) ndёrsa imeshoqe bёnte mbrёmjeve kasata dhe unё shkoja t’i shisja nё Babru duke “mbuluar fytyrёn” qё tё mos mё njohnin se isha unё…. (çfarё kontrasti dhe ngashmёrie dramatike).
“A isha unё pak a shumё Lerri i mundёsive mё tё mira tё Lerri Fürrer?-shkruan miku im.-Nuk isha, dhe pёr mё tepёr unё e dija qё nuk isha ku duhet tё isha.Shpesh unё jetoja nёn konceptin e tё tjerёve se si duhet tё isha, nё botёn e biznesit, nё botёn shoqёrore dhe atё familjare.Prej atij moment unё ndryshova pёr mirё, duke u bёrё Unё.Duke “gёrmuar tё shkuarёn”, e di qё nuk ndryshoj dot gjё. Kam bёrё edhe gabime, kam bёrё gjёra tё pamenduara mirё, por kurrё nuk isha njё nga njerёzit e kёqinj”.
Kurba e rritjes sё Lerri Fürrer ёshtё nё tё vёrtetё kurba e rritjes sё njё njeriu nё liri dhe nё njё shoqёri ku “je ti pёrgjegjёs” pёr tё nesёrmen. Duke shёnuar 34 vjet nё kompaninё agro-kimike Monsanto dhe 30 vjet si lektor nё Universitetin Uebster, Lerri rrёfen nё moshёn 90 vjeçare si njё nxёnёs i shkёlqyer gjimanzi. Kujtimet e tij tё pikturojnё njё “Amerikё tjetёr” qё pak pёrpiqemi ta njohim pёr tё kuptuar mё mirё kёtё tё sotmen.
Ka detaje dhe fabula qё tё nxitin fantazinё pёr letёrsi ky libёr kujtimesh, por imagjononi tё tё rrefejё dikush se nё vitet Luftёs sё Dytё Botёrore, nё Amerikё biçkikeltat shiteshin me “Autorizim” tё qeverisё.Lerri ri, me dёshirё pёr tё bёrё dollarё, kosiste barin nё çdo shtёpi, pastronte borёn kur ishte dimёr, ofronte “letra tё gatshme” pёr klientё dhe shpёrndante gazeta nёpёr lagje. Kishte aq pasion pёr tё “gjuajtur” dollarё, saqё njё ditё me dollarёt qё kishte fituar, mendoi tё blinte njё biçikletё, qё tё bёnte mё shumё dollarё, por i duhej autorizim nga qeveria federale sepse “çeliku duhej pёr luftёn”. Larry Fürrer i dёrgon kёrkesё bordit federal pёr ta pasur kёtё fat, por “Kёrkesa refuzohet” duke pёsuar zhgёnjimin e parё nga qeveria. Biçikelta u shitej vetёm atyrё qё e kishin tё domosdoshme pёr jetesёn dhe biznesin. “Ishte president Roosvelt nё ato kohё, shkruan Larry.Çdo gjё ishte e rracionuar gjatё viteve tё luftёs dhe Zyra e Administrimit tё çmimeve, jepte autorizime, pa tё cilin nuk blije do atё qё deshe”. E duke lexuar kёtё detaj interesant, mu kujtuan “autorizimet” dhe “tollonat” shqiptare.
Kujtimet nё fjalё janё mbi tё gjitha njё “thesar familjar” ku ka detaje dhe festa, dёshpёrime dhe gёzime, arritje, beteja pёr t’i fituar dhe njё familje e madhe ku Lerri ndihet “Stёrgjysh me fat”.Libri ka edhe kapituj tё veçantё pёr udhёtimet e Larrit nё Shqipёri. Ai sjell nё detaje takimet me njerёzit nё Tiranё, VOCA,AFADA,IFDC dhe rrethe ku njerëzit mezi prisnin tё dёgjonin “leksione Amerikane”. Nё ato fillimvitet 90-tё jam takuar me Lerrin dhe mbetёm miq. Ai kujton “darkёn me qirinj” nё shtёpinё time nё Allias (kishin ikur dritat) ndёrsa Lerri na thoshte”Kjo ёshtё darkё romatike. Me qirinj, ёshtё spciale pёr ne amerikanёt”.Por imeshoqe ndihej e sikletosur nga darka me qirinj kur kishte gatuar për merak.Mbetёm miq tё mirё. E kam vizituar disa herё miku tim nё St. Luis dhe nuk harroj kur mё ftonte me gjithё fёmijet duke mё lёnё “dy shtёpi falas” bashkё me anijet pёr shёtitje dhe argёtim nё liqenin pёrballё.
Amerika e vёrtetё shihet nё karaktere si Lerri Fürrer, i cili duke kapёrcyer tё 90-tat, mbetet i ri, i kthjellёt dhe besimplotё tek energjitё e veta. Ai ka fituar dy beteja me kancerin, bёn ushtrime pёrdite, ka filluar tё shkruajё vellimin e dytё tё kujtmeve qё do t’ja kushtojë gruas sё vet Pam, njeriut ёngjёllor qё na ka “pёrqafuar” me bujarinё Amerikane.Jo vetёm kaq, Lerri po mёson portugalisht sepse njё nga stёrnipat ka rёnё nё dashuri me njё amerikano-jugore dhe ai ka dёshirё tё flasё “me gjuhёn e miqve”. “Shumё falemindertit Shefqet. Libri jot “Viza Amerikane” ёshtё novelё shumё e mirё.Ёshtё njё fantazi e bukur shqiptare” mё thotё Lerri nё telefon qё sapo ka lexuar librin tim e premton se do lexoje edhe “Sagёn…”. Nuk ngopem duke folur me Lerri Fürrer. Ai ёshtё njё Amerikan i madh edhe pse asnjё “qelq me ngjyra” nuk çon ndonjё kamerё pёr tё treguar “Ata qё nuk duken”: Amerikanёt e vёrtetё.
Pavarёsisht se ku fokusohen “Mediat mashtruese”,siç i quan Presidenti ynё,beteja mё e madhe e amerikanit 90-vjeçar Lerri Fürrer ёshtё tё mbajё “larg shtёpisё” pleqёrinё.Libri i tij ka nja mbyllje spektakulare me vargje ku “pёrze me grushta”, pleqёrinё. Ai sjell thёnien e aktorit Clint Eastuood ,91 vjeç qё thotё “çohem çdo mёngjes dhe pёrze pleqёrinё larg derёs sime”. Lerri shkruan: Pleqёria ёshtё tek dera çdo mёngjez/Dhe unё ja ndiej nga brёnda zёrin/ Mё dёrgon paralajmёrimin serbes/ Por s’e le kёmbën brenda të vijë …
Presidenti amerikan Karter, iku 100 vjeçar me çekiç e metër ndërtuesi në dorë. Shembulli më i madh i politikanit amerikan që ndërtoi sa mundi.Flamuri për të është ende gjysëmshtizë.Tё moçmit amerikanё, janё madhёshtia e kёtij Kontinenti.Miku im Lerri Fürrer me vёllimin e parё “Unё jam gjyshi” vizaton me fjalё shpirti Amerikёn e Madhe, atë të vërtetën, qё nuk e sheh kushdo, ndaj shkruaj këto radhë. Amerika nuk është “Presidenti Amerikan”. Amerika është Amerikë me burra si Lari Furrer dhe Xhimi Karter.Presidentët janë “një moment”, Amerika është ego dhe progres, ani pse ka “zbatica”. “Unë jam Gjyshi” sikur më bërtet Lerri Fürrer që nuk ka qënë kurrë President, por për mua është më shumë se çdo president që “vjen e shkon”.Lerri është amerikan i vërtetë.Ai që duhet të njohim dhe çmojmë:Njeriun Amerikan.
Minneapolis, 21 Janar 2025