Janë publikuar pamjet kur një edukatore ka dhunuar një fëmijë të mitur në kopsht.
Në videon e siguruar nga gazetari Igli Celmeta shihet edhe momenti kur edukatorja dhunon djalin e mitur.
Edukatorja e qëllon djalin me shpulla në fytyrë disa herë.
Ngjarja ndodhi në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit. Dhuna u denoncua nga prindit e vogëlushit të dhunuar. Mësohet se pas ngjarjes, 46-vjeçarja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, tha policia ne njoftimin zyrtar.