Një gol i Rafael Leaos i ka mjaftuar Milanit për të siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 përballë Xhironës sot, duke siguruar kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve dhe njëkohësisht, duke e afruar me një vend në tetë skuadrat e para.
Milani kontrolloi ndeshjen, duke krijuar raste më të mira shënimi në pjesën e parë sesa ekipi mik, teksa gjeti golin më anë të Leaos pasi më parë Hernandez kishte goditur traversën e Mensah shtyllën.
Rastet për të dyfishuar nuk munguan, ashtu si edhe të miqve për të barazuar sfidën. Por në fund, ai gol i Leaos mjaftoi që Milani të merrte një sukses të rëndësishëm që e mban në garë për vendin në tetë ekipet e para të fazës në grupe.
MILAN-XHIRONA 1-0
37′ Rafael Leao
Anraham dërgon sferën mbi traversë. (VIDEO)
Anulohet goli i barazimit i Brajan Gil (VIDEO)
Menja devijon në këndore gjuajtjen e Herrera (VIDEO)
Goli i Rafael Leao (VIDEO)