BallinaKronikeEMRAT/Aksidenti në Shkodër, ndërron jetë në spital i plagosuri, policia arreston shoferin

EMRAT/Aksidenti në Shkodër, ndërron jetë në spital i plagosuri, policia arreston shoferin

spot_img

Policia e Shkodrës thotë se ka ndërruar jetën në spital 45-vjeçari Paulin Pashuku, i cili u përplas nga një automjet teksa po udhëtonte me motor.

Aksidenti ndodhi në fshatin Darragjat, ndërsa policia thotë se ka arrestuar shoferin e makinës, 31-vjeçarin Xhovan Palaj.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e  Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç.

Automjeti që drejtohej nga 31 vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, thote policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular