BallinaSport“Humba Europianin për këtë fanellë”, Uzuni i jep lamtumirën Granadas dhe thumbon:...

“Humba Europianin për këtë fanellë”, Uzuni i jep lamtumirën Granadas dhe thumbon: Një “shihemi më vonë”, kur këta njerëz të mos jenë më në klub

spot_img

Myrto Uzuni po bëhet gati për kalimin te Austin FC në SHBA dhe me një mesazh në rrjetet sociale, ka përshëndetur tifozerinë e klubit të Granadës. Një postim ku ka kujtuar etapat e tij në skuadër, por ku nuk kanë munguar edhe thumbimet për drejtuesit.

POSTIMI I UZUNIT

“Të dashur tifozë të Granada CF,

Sot them lamtumirë. Momenti erdhi me lot në sy pas tre vitesh të paharrueshme. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe punëtorët e klubit. Vajzat e kuzhinës. Njerëz që punojnë shumë dhe nuk dalin në televizion për të ndarë momentet e triumfit dhe humbjes që më shënuan përgjithmonë.

Erdha në vitin 2022, përjetuam një rënie që më bëri më të fortë dhe në 2023 arrita versionin tim më të mirë, duke fituar trofeun e golashënuesit me 23 gola dhe titullin kampion. Në vitin 2024, edhe pse shënova 11 gola, nuk mjaftuan për të shpëtuar ekipin. Kam luajtur i dëmtuar me gjilpëra në çdo ndeshje. Dhe kam humbur Euro 2024 pasi e ndjeja peshën e mbështetjes suaj dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë.

Sot duhet të marr një vendim të vështirë për familjen time. Largohem me krenari nga ky klub, duke qenë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e tij (49 gola, 8 asistime në 106 ndeshje). Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen tuaj, veçanërisht atë të Curva Sur.

Shpresoj që kjo të jetë një “shihemi më vonë” dhe jo një lamtumirë përfundimtare. Deri në momentin kur këta njerëz nuk janë më në klub. Sepse Granada e meriton të jetë gjithmonë në La Liga. Zemra ime do të jetë gjithmonë kuq e bardh.

Të dua, Granada ime. Gjithmonë ushtari yt, Myrto Uzuni

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular