BallinaAktualitetJamarbër Malltezi kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për dhëndrin e...

Jamarbër Malltezi kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për dhëndrin e Sali Berishës

spot_img

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Jamarbër Malltezi mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Njoftimi i Apeli i GJKKO-së

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 25 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit J.M., në lidhje me: “Ankim ndaj vendimit nr. 714, datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Shuarjen e masës së sigurimit të “Arrestit në shtëpi”, për J.M., caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular